Stay up-to-date with the latest news and events through my exclusive coverage! Click the button below to access my extensive collection of reportage images and immerse yourself in the stories that matter. Don’t miss out on this opportunity to stay informed and inspired – click now to see our latest coverage..

Any money coming from my wonderful supporters will be used towards the operational cost of my self-organised reporting assignments.

latest

Trashëgimia katastrofike e Hashim Thaçit si kryeministër i Kosovës

Presidenti i ardhshëm i Kosovës, dikur ishte Kryeministër i vendit, pastaj zëvëndës kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme. Le t’i hedhim një sy kronologjik se çfar  të mira i solli ai vendit, derisa mbante këto përgjegjësi.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në turneun e tij politik për t’i bindur qytetarët “për të mirat e Decentralizimit në Kosovë”, i fotografuar në qytetin lindor të Kosovës, Gjilan, më 7 nëntor 2008. (VX Photo/ Vudi Xhymshiti)

Gjatë kohës sa ai ishte Kryeministër, në qershor të vitit 2012, u vodhën 25/kg ari në dhomën e dëshmive të Policisë në Pej dhe fajtorët nuk u gjetën kurrë.

Cilësia e edukimit qytetarë dhe arsimimit universitar u rrënua nga politizimi i skajshëm. Me universitetin publik të zhytur thellë në plagjiaturë akademike dhe me mbi 30 universitete private që kishin prodhuar gjenerata të tëra prej diplomave, ku shumica e profesorëve, ishin bashkëpartiak të Hashim Thaçit.

Të gjitha raportet e progresit të BE-së ishin me nota negative, veçanërisht duke u përqëndruar në thirrjet e vazhdueshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Të gjitha raportet ndërkombëtare e kishin renditur Kosovën si vend gjysmë-autoritar dhe me korrupsion jashtëzakonisht të lartë. Përveq që ishte akuzuar nga Këshilli Evropian për dyshimet e përfshirjes së tij në tregtinë e organeve, gjatë kohës sa ai ishte kryeministër, shëndetësia publike jo që ishte shkatërruar, por u gjetën dëshmi se në klinikat private po vazhdonte veprimtaria e krimeve duke i tregëtuar organet jetësore të njerëzve. Kjo veprimtari kishte vazhduar me klinikën ‘Medicus’ në Prishtinë.

Kështu nga një skandal në tjetrin Kosova u bë top-temë e mediave botërore pas akuzave të Këshillit të Evropës, sipas të cilave Thaçi kishte udhëhequr një grup kriminal, të cilët dyshohen se kishin trafikuar organet e serbëve në atë që njihet si ‘Shtëpia e Verdhë’.

Hashim Thaçi kishte premtuar se do ta padiste raportuesin e Këshillit Evropian Dick Marty, por Thaçi nuk e bëri këtë, kështu ai duke pranuar në heshtje akuzat e lartëshkruara bëri që në vend të vinte gjykata speciale për të cilën, Hashim Thaçi që dikur mburrej të kishte qenë pjesë e UÇK-së, më vonë në një senacë të OKB-së, ai mburrej se kishte miratuar legjitimitetin e një gjykate speciale e cila do të provonte vërtetësinë e krimeve të supozuara të bëra nga UÇK-ja.

Gjatë detyrës së tij si shef i kabinetit qeveritarë, Këshilli Qëndror Zgjedhor ishte detyruar të tërhiqej nga kërkesa e saj për të instaluar kamerat e vëzhgimit në vendvotime, diçka që pasoi me manipulim masiv të procesit zgjedhor.

Kosova, i pagoi € 6 milion euro një kompanie izraelite për ta promovuar vendin e ri, me një material publicitar që doli të ishte plagjiat.

Gjatë karrierës së tij kryeministrore Hashim Thaçi shkatërroi ekonominë e vendit, duke e aplikuar privatizimin neoliberal siç ishte bërë në vendet Afrikane dhe ato të Amerikës Latine, duke rezultuar që fabrikat dhe ndërmarjet të shiteshin por investimet të mos vinin kurrë.

Distribucioni i KEK-ut ishte shitur për vetëm € 26 milion euro. Ishte nënshkruar një marrëveshje pa çmim për autostradën e kombit, që rezultoi të ishte autostrada më e shtrenjtë në Evropë, duke i siguruar ambasadorit amerikan Christopher Dell një emërim si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i “Bechtel & Enka” për kontinentin Afrikan.

Aeroporti i Prishtinës, ishte dhënë me koncesion për 20 vjet, për vetëm € 100 milion euro, deri tek fakti ku Dino Asanaj, i cili kishte udhëhequr procesin e privatizimit, ishte raportuar të ishte vetëvrarë, pasi ai siç thuhej i “kishte dhënë trupit të tij 12 goditje me thikë”.

Të zezat nuk kanë fund këtu, ato vazhdojnë me fillimin e valës së parë të imigrimit që solli tragjedinë në Lumin Tisa, deri tek ikja masive e mbi 5% e qytetarëve të vendit gjatë dhjetorit 2014 dhe shkurtit 2015.

Kosova mbeti pa pjesën e saj të bregut verior të Mitrovicës dhe pa ushtri. Mbi 50% e qytetarëve jetuan të papunë dhe thuajse gjysma e tyre jetuan në varfëri.

Vetëm Brenda vitit 2011 Hashim Thaçit i ishin refuzuar mbi 25 kërkesa për t’u takuar me krerët e vendeve të ndryshme Perëndimore.

Kosova bisedoi me Serbinë pa kushte, pa dënimin e krimeve të luftës, pa kthyer të pagjeturit, pa marrë dëmshpërblimet e luftës, pa marrë fondin pensional dhe artefaktet arkeologjike.

Kur Hashim Thaçi u bë ministër i jashtëm, [i cili dëshiron ta vazhdoj karrierën e tij politike si President i vendit!], Kosova mbeti e izoluar pa liberalizim të vizave, deri tek dështimi i anëtarësimit të saj në UNESKO, deri tek humbja e mbi 9000 hektarëve tokë të bujqve shqiptarë, pasi ai nënshkroi një marrëveshje të demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

Kosova është vendi më i varfër dhe më i izoluar në Evropë. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë, dhe korrupsioni është i përhapur kudo.

Papunësia e të rinjve [atyre të moshës 25 dhe nën] qëndron në dy nga tre, dhe gati gjysma e 1.8 milion qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër. Nga dhjetori 2014 deri në shkurt 2015, rreth pesë për qind e popullsisë ishin detyruar të largoheshin nga vendi në një përpjekje për të gjetur një jetë më të mirë, studime dhe punë më dinjitoze, duke marrë rrugën e pasigurt drejt vendeve më të pasura në BE.

Gjatë kohës sa Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Kosovës, vendi është përballur me krizën më të rëndë politike që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008.

Në pesë muajt e fundit opozita ka ndërprerë punën e Kuvendit duke përdorur gaz lotsjellës, pluhur të specit djegës, bilbila dhe shishe me ujë, duke kërkuar që qeveria të heqë dorë nga një marrëveshje me Serbinë e cila marrëveshje ofron më shumë kompetenca për komunitetin etnik serb, si dhe një tjetër me Malin e Zi në demarkacionin e kufirit.

Shumë anëtarë të opozitës në vend vazhdimisht largohen me forcë nga zyrtarët e sigurisë ndërsa ata janë të ulur në seancat parlamentare dhe dërgohen në paraburgim për rolet e tyre të dyshuara në veprimet penguese ndaj seancave parlamentare.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, parlamenti duhet të zgjedhë një president të ri më së voni më 6 mars, ose të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Mandati i presidentes aktuale Atifete Jahjaga, pritet të përfundojë më 7 Prill.

Total
0
Shares
Prev
Kosova: Fole për të arratisurit e krimit në Evropë

Kosova: Fole për të arratisurit e krimit në Evropë

Vendi i cili është vlerësuar të jetë republika e fundit që ka dalë nga ajo që

Next
Press Freedom Under Threat: The Dire State of Media in Kosovo

Press Freedom Under Threat: The Dire State of Media in Kosovo

The media environment in Kosovo remains a battleground of political

You May Also Like
Total
0
Share