Stay up-to-date with the latest news and events through my exclusive coverage! Click the button below to access my extensive collection of reportage images and immerse yourself in the stories that matter. Don’t miss out on this opportunity to stay informed and inspired – click now to see our latest coverage..

Any money coming from my wonderful supporters will be used towards the operational cost of my self-organised reporting assignments.

latest

Eksodi Ballkanik: Largimi masiv i banorëve nga Kosova, Shqipëria e Serbia, si pasojë e korrupsionit dhe varfërisë

EKSODI I BALLKANIT PA LUFTË

Kriza humanitare me refugjatët e Lindjes po trajtohet nga mediet ndërkombëtare, por ajo që u identifikua ndryshe si ‘Eksodi Ballkanik‘, nuk është trajtuar aq seriozisht nga mediet vendore, sidomos në Kosovë. Po e shkruaj kështu, pasi mediet në Kosovë nuk ishin të interesuar të gjurmonin mbi shkaqet e vendimit të mbi 230 mijë shqiptarëve për të braktisur vendin.

Braktisja masive në Ballkan nuk kishte nisur vetëm me Kosovën e rrethuar me kodra e male e pa dalje në det, me sa duket të gjithë njerëzit e Ballkanit janë lodhur nga mizoritë e korrupsionit masiv i cili është i vetmi fenomen që e ka kapluar vetëdijshëm politikën e ballkanit, e cila kryesisht përbëhet nga njerëz me të kaluar dhe të tashme të dyshuar kriminale, shumë prej tyre, të cilët i përkasin epokës së kryengritjeve të përgjkashme në gadishullin e vogël e problematik të Evropës Lindore.

Familjarë e të përmbyturve në lumin Tisa varrosin të dashurit e tyre në Zhegër të Gjilanit, Kosovë, më 12 Nëntor, 2009. (VX Photo/ Vudi Xhymshiti)

Në muajt e parë të 2015-së, besohet se rreth 20 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria në një përpjekje për të kërkuar azil ekonomik në Gjermani. Një vlerësim i 10 deri në 35 mijë janë larguar nga Serbia këtë vit dhe rreth 68 mijë e braktisën Bosnje dhe Hercegovinën, thonë raporte të ndryshme.

Le t’i hedhim një sy se çfar ndodhi me Kosovën, fqiun jugor të Serbisë, vend i banuar me popullsi shumicë shqiptare, të cilët ishin pjesë e Jugosllavisë, ku pas një konflikti ndërmjet forcave Jugosllave të Serbisë dhe kryengritësve shqiptar në vitin 1999, NATO ndërhyri me 78 ditë sulme ajrore kundër Serbisë, duke u përpjekur për të ndalur masakrën dhe spastrimin etnik që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës, nga forcat serbe të cilat kishin shkaktuar një kryengritje të gjerë në rajon.

Ndërhyrja e NATO-s përfundimisht detyroi kuvendin serb për t’i dhënë autonominë politike Kosovës, ndërsa duke e mbajtur atë brenda kufirit të saj territorial. Nëntë vjet pas përfundimit të luftës, Kosova shpalli pavarësinë e saj, por statusi i saj si Republika e vetë shpallur e Kosovës është njohur vetëm nga 111 vende prej 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Eksodi shqiptar i fundvitit 2014, erdhi si pasojë e humbjes së shpresave për një jetë kualitative në vend. Rrugët nëpërmjet të cilave po shkelnin këmbë-zbathur shqiptarët vetëm nëntë muaj më parë, janë po ato, nëpërmjet të cilave po kalojnë sot refugjatët e lindjes së mesme. — Vudi Xhymshiti

Kosova është vendi më i varfër dhe më i izoluar në Evropë, me politikanët milionerë të zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy në tre nën moshën 25 janë aktualisht të papunë, dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër. Në dhjetorin e vitit që e lamë pas, mijëra kosovarë janë detyruar të braktisin vendin në një përpjekje për të gjetur jetë më të mirë, studime dhe vende pune më të dinjitetshme.

Ikjet masive me autobusë i ngjasonin kohës së sundimit nga njeriu i fortë i Beogradit Sllobodan Millosheviç, kur ai dëshironte një Kosovë pa shqiptarë. Por, duke i shpëtuar gjykimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për thuajse të gjitha luftërat e zhvilluara në ish-Jugosllavi, pasi kishte gjetur vdekjen gjatë një procedure gjyqësore në tribunalin ndërkombëtar për krime lufte, Hagë.

Një pjesë e të ikurve shqiptar, zakonisht përfundonin nëpër burgjet hungareze, siç edhe ishte konfirmuar se mbi 2,000 etnik shqiptarë ishin kapur nga autoritetet e sigurisë duke kaluar në kufijtë evropian në mënyrë ilegale gjatë vitit të shkuar.

Dosjet e NATO-s të botuara në vitin 2011, në mediat ndërkombëtare, treguan se Shtetet e Bashkuara dhe disa prej fuqive të tjera perëndimore që mbështesin qeverinë e Kosovës, kanë pasur njohuri të gjerë (për disa vjetë!) të lidhjeve kriminale të ish kreut të kryengritësve dhe njëherit kreut të PDK-së Hashim Thaçi dhe të disa prej anëtarëve të subjekteve të tjera politike në vend.

Ata që nuk janë pjesë e sistemit të Kosovës vështirë se kanë një shans të largohen nga varfëria, pavarësisht nga fakti se Kosova merr më shumë ndihma të huaja se çdo vend tjetër për kokë banori. Projekti i BE-së për misionin e saj për sundim të ligjit me Polici dhe Drejtësi, i kushton 250.000.000 € taksapaguesve evropian, por EULEX-i dukshëm ka dështuar në zhvillimin e institucioneve kushtetuese dhe në luftën kundër korrupsionit, madje jo pak here personeli i këtij misioni është gjetur i përfshirë në veprimet kriminale.

Gjashtëmbëdhjet vjet qëkur lufta kishte përfunduar, Kosova vazhdon përpjekjen diplomatike për t’u ndarë nga Serbia, pavarësisht faktit që kritikët e këtij procesi e shohin atë si një gur-në-lumë për Serbinë dhe rrugën e saj drejt BE-së, e cila me arrogancën e saj të vjetër, asnjëhere nuk kërkoi falje për krimet e bëra dhe vazhdon me ngulm pretendimin territorial të Kosovës.

Në tetorin e vitit 2009, një histori e trishtuar i kishte ndodhur Kosovës, vetëm një vit pas shpalljes së pavarësisë, pesëmbëdhjetë shqiptarë të Kosovës vdiqën duke u përpjekur të kalojnë kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë nëpërmjet lumit Tisa, i cili është një kontribues i madh i rrjedhës së shpejtë të Danubit. Shqiptarët ishin refugjatë të cilët nga autoritetet u quajtën emigrantë të paligjshëm. Ata, në një përpjekje për të lëvizur nga Kosova në drejtim të vendeve të BE-së ishin fundosur në lum. Barka e tyre ishte përmbytur dhe shumica e tyre u mbytën. Shqiptarët e kthyer në refugjatë si rezultat i politikës kriminale në vend kanë qenë grupe familjare, dhe të vdekurit përfshijnë të paktën dy fëmijë, ngjashëm si familjet e Lindjes së Mesme që janë fundosur në ujërat e egjeut, trupat e të cilëve i sollën valët e detit përgjatë brigjeve të Libisë e Turqisë.

Jeta kualitative, lë shumë për të dëshiruar në Kosovë. Universitetet publike frekuentohen kryesisht nga të varfërit, edhe pse cilësia e studimeve është në prag të përmbytjes! Janë gjetur asistentë që kanë bankrotuar me nota, fakultete që prodhojnë diploma false e shumë plagjiatura baçelorësh, masterësh e doktorësh të profesorëve pa u ndëshkuar!

Eksodi shqiptar i fundvitit 2014, erdhi si pasojë e humbjes së shpresave për një jetë kualitative në vend. Rrugët nëpërmjet të cilave po shkelnin këmbë-zbathur shqiptarët vetëm nëntë muaj më parë, janë po ato, nëpërmjet të cilave po kalojnë sot refugjatët e lindjes së mesme.

Gjendja në Kosovën e rrethuar me kodra e male, pa dalje në det, mbetet e njejtë dhe shqetësuese, në një izolim thuajse hermetik.

Total
0
Shares
Prev
NGA SHKRETËTIRAT E LINDJES SË MESME, NË THATËSIRAT E BALLKANIT

NGA SHKRETËTIRAT E LINDJES SË MESME, NË THATËSIRAT E BALLKANIT

Kriza humanitare me refugjatët e Lindjes po trajtohet nga mediet ndërkombëtare,

Next
Kosova: Fole për të arratisurit e krimit në Evropë

Kosova: Fole për të arratisurit e krimit në Evropë

Vendi i cili është vlerësuar të jetë republika e fundit që ka dalë nga ajo që

You May Also Like
Total
0
Share